Një qendër moderne komunale për krijimtari, arsim joformal dhe dialog ndërkulturor në Tetovë.
Qendra për Kulturë Rinore Tetovë është themeluar me vendim të Kuvendit të Komunës së Tetovës më 30.12.2025, për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e kulturës si veprimtari me interes publik dhe me qëllim jofitimprurës. Detyra dhe qëllimi themelor është promovimi i kulturës dhe i vlerave kulturore të të rinjve.
Nevoja për themelimin e institucionit rrjedh nga prioritetet e Komunës së Tetovës për mbështetjen e të rinjve, zhvillimin e kulturës, nxitjen e kreativitetit dhe krijimin e hapësirës për arsim joformal, shprehje kulturore dhe përfshirje sociale.
Programe që vënë në qendër të rinjtë, krijimtarinë dhe bashkëjetesën.
Tetova të ketë një qendër moderne dhe funksionale — hapësira kryesore komunale ku kultura, rinia, trashëgimia, inovacioni dhe dialogu ndërkulturor takohen.