Qendra Kulturore Rinore promovon kulturën dhe vlerat kulturore të të rinjve si veprimtari me interes publik dhe me qëllim jofitimprurës.
Qendra për Kulturë Rinore Tetovë është themeluar me vendim të Kuvendit të Komunës së Tetovës më 30.12.2025, për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e kulturës si veprimtari me interes publik dhe me qëllim jofitimprurës.
Nevoja për themelimin e institucionit rrjedh nga prioritetet e Komunës së Tetovës për mbështetjen e të rinjve, zhvillimin e kulturës, nxitjen e kreativitetit dhe krijimin e hapësirës për arsim joformal, shprehje kulturore dhe përfshirje sociale.
Përveç veprimtarisë themelore, në pajtim me themeluesin, institucioni mund të kryejë edhe veprimtari shtesë.